Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Përfundova në psikiatri, më ka dhunuar

Fjolla Morina ka folur për herë të parë për arrestimin e saj në Kukës pasi iu gjet një armë në veturë. Këngëtarja ka folur për ndarjen me Fisnik Sylën dhe se si ia ka shkatërruar jetën ish i dashuri i saj biznesmen.

Morina, në një intervistë televizive në Shqipëri, tregoi se arma që gjeti policia e Kukësit ishte e Sylës dhe e mori fajin përsipër vetëm për ta ndihmuar, por ai e la në baltë me premtime të rreme, pasi ajo ende vazhdon të ketë probleme me drejtësinë.

“Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal”, ka thënë ajo.

Këngëtarja tha se Syla ka përdorur dhunë fizike ndaj saj.

“Po ka përdorur dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohës”, u shpreh ajo.

Sipas Morinës, biznesmeni Syla u lidh me të për shkak të famës.

“Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave”, tha ajo.