Roma zyrtarizoi Jose Mourinhon si trajnerin e ri për edicionin 2021/22.
Kjo erdhi pikërisht në ditën kur “Gjallorosët” njoftuan se Paulo Fonseca do të largohet nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni.
Edhe Mourinho e ka konfirmuar këtë, teksa tha se mezi po pret ta fillojë sezonin.
“Pas takimeve me pronarët, menjëherë kuptova ambiciet e tyre për AS Romën. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Daje Roma!” – u shpreh Mourinho.
Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë me ekipi nga kryeqyteti italian deri në vitin 2024, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, ai kishte qenë trajner i Tottenhamit për dy vite.