Betim Halimi është transferimi më i ri i Prishtinës. Reprezentuesi i Kosovës, Betim Halimi është transferimi më i ri i Prishitnës në afatin kalimtar veror, transmeton lajmi.net.
Halimi ihste pjesë e skuadrës ukrainase Olimpik Donetsk ku ishte pjesë për dy sezone duke regjistruar 18 paraqitje.
Ai pas kompletimit të transferimit të tij në “Fadil Vokrri”, u shpreh tejet i kënaqur me transferimin e tij dhe deklaroi se mezi pret të luajë para tifozëve.
“Konsideroj se pritshmëritë e mia në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe përkushtim këto rezultate do te jenë në rritje e sipër me kalimin e kohës”, tha ai për uebfaqen e klubit.
“Fillimisht më duhet të them se të jesh pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet e mira që i ka arritur aktualisht”, shtoi ai.
“Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madh pasi ka gati 4 vite që po zhvilloj aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresoj ti kem edhe me Prishtinën”, tha Halimi.
“Sa i përket tifozëve janë ata të cilët na japin emocion dhe shtytje për rezultate të mira , gjithashtu edhe Plisat të cilët janë të njohur në skenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje pres me padurim t’i përjetoj në stadiumin Fadil Vokrri” përfundoi Betim Halimi.