Fitorja e mahnitshme e Dortmundit nuk mjafton, Barça në gjysmëfinale

Borussia Dortmundi ka shfaqur edhe një herë shpirtin e vërtetë gjerman. Ndonëse kishte humbur thellë ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, Dortmundi luajti të martën mbrëma ndeshje plot pasion dhe fitoi 3:1 ndaj Barcelonës.

Fitorja e skuadrës së verdhë megjithatë nuk ishte e mjaftueshme. Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë fitores 4:0 në ndeshjen e parë.

Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 5:3 në të mirë të Barcelonës.

Për Barcelonën humbja e së martës është e para për këtë vit.

Dortmundi nisi furishëm ndeshjen, i shtyrë nga tifozët e zjarrtë të “murit të verdhë”. Serhou Guirassy realizoi penallti në minutën e 11-të për 1:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 49-të, Guirassy shënoi për 2:0.

Në momentin më të mirë të Dortmundit, Barcelona u kthye në lojë. Skuadrës gjermane i mungoi fati kur Rami Bensebaini shënoi autogol në minutën e 54-t. Në tentim për ta larguar topin, ai e dërgoi në portën e tij, në minutën e 54-t.

Pasoi një periudhë e vështirë për gjermanët. Në minutën e 76-të, Guirassy kompletoi “hat-trickun”. Ai realizoi për 3:1, por shifrat më nuk ndryshuan. Dhe ky rezultat ishte i mjaftueshëm që Barcelona të bëj vend në gjysmëfinale.

Barcelona takohet në gjysmëfinale me fituesin e sfidës Inter – Bayern.

Me “hat-trickun” e së martës, Guirassy është bërë golashënuesi më i mirë i Championsit këtë edicion. Sulmuesi nga Guinea i ka 13 gola në 14 paraqitje.