Fisnik Syla mohon ndarjen me Fjolla Morinen, uron Fitër Bajramin


Fisnik Syla ka thyer heshtjen sa i përket raportimeve se ai dhe Fjolla Morina i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Fisnik Syla ka zgjedhur që raportimeve t’iu përgjigjet me një fotografi nga pushimet me Fjolla Morinën, në përshkrimin e së cilës ai ua ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ndër të tjera Fisnik Syla në foton e publikuar në InstaStory.

Edhe këngëtarja Fjolla Morina ka mohuar lajmet rozë se martesa e tyre ka përfunduar, lajmet e tilla ajo i ka quajtur të kota dhe të pavërteta.

Fisniku dhe Fjolla janë shprehur në intervista se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe planifikojnë edhe ta rrisin familjen.