Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë para pak çastesh së Finlanda dhe Suedia edhe zyrtarisht kanë aplikuar për t’ju bashkuar Aleancës më të madhe ushtarake – lëvizje kjo që është bërë për arsye të sigurisë – e në veçanti për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
“Me kënaqësi të madhe kanë pranuar kërkesat e Finlandën dhe Suedisë që t’i bashkohen NATO-s. Jeni partnerët tonë më të ngushtë”, tha Stoltenberg para gazetarëve, pasi pranoi aplikacionet nga ambasadorët e dy shteteve nordike, transmeton Telegrafi.
Aplikacionet për anëtarësim duhet t’ju dërgohen që të gjitha 30 shteteve anëtare. Ky proces pritet të zgjasë rreth dy javë, pavarësisht që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur haptazi një lloj rezerve për bashkimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
E nëse tejkalohen mospajtimet dhe bisedimet shkojnë sipas planit, dy vendet skandinave mund të jenë anëtare të NATO-s brenda disa muajve. Ky proces zakonisht kërkon nga tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron një proces të përshpejtuar kjo pas kërcënimeve që këto vende i morën nga Rusia.
Për shembull, Kanadaja ka bërë të ditur se pret të ratifikojë protokollin e anëtarësimit brenda pak ditëve. Opinioni publik në Finlandë dhe Suedi, janë në masë të madhe për anëtarësimin në NATO – në veçanti kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Finlanda dhe Suedia janë partnerët më të ngushtë të NATO-s. Këto dy vendet kanë demokraci të zhvilluar, forcat të armatosura shumë të avancuara që kanë kontribuar për Aleancën gjatë operacioneve ushtarake.