Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në Qeveri krerët e partive opozitare në vend.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj janë pjesë e takimit.
Kurti ftoi opozitarët për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit.


