Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur se këtë javë kanë filluar me pagesat e subvencioneve për vitin 2020.
Sipas ministrit Mustafa deri tani kanë realizuar pagesat për 11 mijë e 521 bujq në vlerë prej 11 milionë e 374 mijë e 6 euro.
“Fillimisht do të pranoni pagesën sipas Programit të rregullt dhe pasi që t’i kemi paguar subvencionet për të gjithë bujqit, do të merrni edhe pagesën e dytë, pra do t’i merrni subvencionet dyfish”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se për pemishte fillimisht do të marrin pagesë prej 400 euro pastaj edhe pagesën e dytë 400 euro, gjithsej 800 euro e kështu me radhë për të gjitha kulturat bujqësore.