Mot i butë, stabil dhe kryesisht me diell do të mbretërojë në ditën e parë të vitit 2023.
Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather në njoftim, ku thuhet se temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
“Mot i butë dhe stabil që kishim këtë fundjavë, paraqitet edhe përgjatë javës së parë të vitit 2023. Kryesisht me diell do të mbetet në ditët e para, me mjegull orëve të mëngjesit. Ditën e hënë do të ketë edhe vransira kalimtare”, thuhet tutje në njoftim.
