Fifi dhe Graniti u ribashkuan pas 2 dite larg njëri-tjetrit.
Fifi tashmë është njëra nga banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”, e cila po merr vëmendje të madhe nga publiku, shkruan lajmi.net.
Graniti konkurrenti tjetër nga Kosova së bashku me Fifin tashmë janë duke u përfolur më tepër pas afrimitetit të tyre të shpejtë, Fifi.
Fifi ishte një ndër banorët e dënuar dhe u duhej të qëndronin në një pjesë të shtëpisë pa u larguar nga aty për dy ditë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ata u ribashkuan me pjesën tjetër të banorëve dhe Fifi dhe Graniti dukeshin tejet të lumtur për të kaluar kohë afër njëri tjetrit përsëri, dyshja sapo u takuan filluan t’i dhuronin njëri tjetrit përqafime e fjalë të ëmbla.