Një studim i ri, që u publikua në gazetën Nutririon, dhe është realizuar në minj, ka sugjeruar se suplementet me fibra nuk janë po aq të efektshme sa fibrat natyrale, shkruan ScienceAlert.
Studimi që u bë së fundmi në mikrobiomin e zorrëve, po cilësohet si revolucionar në shkencën e vlerave ushqyese.
Fibra që quhet beta glukan e që gjendet në tërshërë ka treguar rezultate shumë të mira. Sipas studimit kjo fibër mund ta mbajë në nivelin e duhur sheqerin në gjak.
Beta glukani, gjatë studimit, iu ka ndihmuar minjve të humbin peshë ani pse ushqeheshin me ushqime kalorike.
Shkencëtarët nga Universiteti i Arizonës dhe Universiteti i Vjenës, kanë deklaruar se kjo fibër është e vetmja që u përdor si suplement e që uli nivelin e peshës së tepërt tek minjtë brenda 18 javëve, krahasuar me minjtë tjetër që kanë konsumuar të tjera lloje të fibrave.
Të tjera fibra që u përdorën përfshirë, niseshteja rezistente, dekstrina e grurit, pektina e niseshteja nuk e kishin efektin e beta glukanit.
“E dimë që fibrat janë të rëndësishme dhe të shëndetshme, problemi është që ka shumë lloje të tyre. Ne donim të dinim se cili tip i fibrës do të ishte më i miri për humbje peshe dhe përmirësim të nivelit të sheqerit në gjak, në mënyrë që t’i informonim konsumuesit, komunitetin si dhe industrinë e agrikulturës”, shpjegon biokimisti Frank Duca nga Universiteti i Arizonës.
Fibrat dietale janë burimi më i mirë i energjisë për bakteret e mira që jetojnë në zorrë.
Beta glukani që gjendet në tërshërë, është fibër e tretshme në ujë, gjë që do të thotë se fermentohet lehtë nga bakteret në zorrë. Fibrat e tjera që nuk janë të tretshme në ujë, kanë veti ngjitëse, që do të thotë se e formojnë fecesin.
Në vitet e fundit fibrat po vlerësohen sikur të jenë “proteinat e reja”, të cilat po shtohen nëpër ushqime me qëllim që të rrisin shëndetin e zorrëve.