Nesër Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjedhet kryetari me mandat katërvjeçar.
Ngjarja do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës .
Kandidat i vetëm në këtë garë është kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi.
Për të hyrë në garë kishte aplikuar edhe Gramoz Vokrri, por që i është pamundësuar garimi për shkak se nënshkrimet e disa prej delegatëve ishin shpallur të pavlefshme nga kjo federatë.
Vokrri e kishte paditur FFK-në në gjykatë me pretendimin se mbajtja e Kuvendit Zgjedhor është e jashtëligjshme.
Por, të hënën Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur vendimin ku e konsideron të ligjshëm Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës të thirrur për 6 prill.