Tërheqja e shortit për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës, do të bëhet të enjten. Kështu, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në sajtin e saj zyrtar. Edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar do të fillojë më 13 gusht.
Po ashtu, të enjten do të tërhiqet shorti edhe për Grupin A dhe Grupin B të Ligës së Parë.
“Komisioni i Garave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Shorti i Superligës do të tërhiqet prej orës 13:00.