FFK-ja insiston në projektin për zgjerimin e tribunës së “Fadil Vokrrit”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka vlerësuar të mbyllur projektin për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ka njoftuar se nuk do të ketë investime të reja me financim të MKRS-së. Madje, është vlerësuar se do të jetë vështirë për zgjerimin e tribunave. Por, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të martën në faqen e saj zyrtare e ka paraqitur si projekt që do të fillojë këtë vit të realizohet edhe zgjerimin e tribunës së stadiumit “Fadil Vokrri”, projekt që sipas FFK-së, është i përbashkët me Komunën e Prishtinës, transmeton KOHA.

Projekti për rinovimin e stadiumit të emërtuar “Fadil Vokrri”, MKRS-së i ka kushtuar rreth 12 milionë euro. Me këtë shumë edhe është thënë se janë përmbyllur investimet.

“Fadil Vokrri” është stadiumi i vetëm në Kosovë që plotëson kriteret e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare të përfaqësueses “A” të Kosovës. MKRS-ja planifikon që ta shndërrojë edhe stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës në stadium të kategorisë së katërt.

Në kumtesën e FFK-së, gjithashtu është thënë se kanë paparë të nisin punimet edhe në kampusin nacional për përfaqë sueset e reja në Obiliq, projekt i mbështetur nga UEFA dhe FIFA, kampusin edukativ në Hajvali, 100 fusha me bari sintetik në Kosovë si dhe Shtëpia e Futbollit, projekt nga UEFA.