Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ta mbyllë para kohe sezonin 2019/20 në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe ligat e kategorive të reja.
Me këtë rast, Besa dhe Arbëria janë dy skuadrat që do të inkuadrohen direkt në IPKO Superligë, ndërsa nga Liga e Parë nuk do të bjerë asnjë skuadër.
Kampion i Ligës së Dytë është shpallur Kika, e cila e siguron kështu inkuadrimin në Ligën e Parë.
Gjithashtu, edhe klubi nga Prizreni, A & N e siguron një biletë për Ligën e Parë.
Shtëpia e futbollit kosovar e ka parë të pamundur vazhdimin e garave në ligat e niveleve më të ulëta, përpos IPKO Superligës, shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus, e cila i ka prekur me të madhe klubet kosovare.
Shumë shpejt, FFK-ja do t’i zbulojë këto vendime që janë marrë sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.