Federata e Futbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), kanë mbetur në Kategorinë B.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të mërkurën e ka publikuar renditjen përfundimtare të 34 federatave të kategorizuara për këtë vit. Dy federatat më të mëdha në Kosovë, ajo e futbollit dhe basketbollit kanë mbetur në Kategorinë B.
Në Kategorinë B është edhe Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) me 83.2 pikë. FFK-ja mbetet me 83.5 pikë, ndërsa FBK-ja 80.65 pikë. Vetëm tri federata janë në Kategorinë A.