FFK e përjashton Aro Muricin nga kombëtarja


FFK ka njoftuar se portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi i ekipit kombëtar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga FFK.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore” – thuhej në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Muric nuk tregohet i disiplinuar. Vitin e kaluar në grumbullimin e Kosovës në ndeshjet e tetorit ishin publikuar foto, ku Muric shihej në foto me një vajzë në hotelin ku qëndronte Kosova, derisa kishin festuar edhe me disa pije, në kohën kur koronavirusi ishte prezent.