Dje në Serbi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku në orët e vona Aleksandër Vuçiq dhe partia që ai udhëheq SNS, shpallën fitore.
Pas kësaj serbët në veri të Mitrovicës, kanë dalur për të festuar me kolona veturash ku kanë përdorur edhe armë dhe mjete piroteknike.
Lidhur me këtë policia ka njoftuar së iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Ndryshe nga pamjet që ka siguruar Telegrafi dëgjohen të shtënat me kallashnikov.