Feronikeli “shkel” nënkampionin Gjilanin, Greca i pandalshëm

Me tre golat e Bedri Grecës dhe një të brazilianit Santos, Feronikeli e ka mposhtur nënkampionin e Kosovës në futboll, Gjilanin me rezultat të thellë, 4:0.

Ishte kjo ndeshja e parë e edicionit 2020/2021 në Superligën e Kosovës në futboll për të dy skuadrat. U luajt të dielën në Drenas.

Greca, që më parë luajti edhe për Gjilanin, golin e parë e shënoi në minutën e 13-të, të dytin në minutën 42-të dhe të tretin në minutën e 54-t. Ndërkohë, Santos e shënoi golin në minutën e 94-t të ndeshjes së tij debutuese në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli menjëherë ka vënë kandidaturë për titull të kampionit.