Klodian Duro shkarkohet nga drejtimi i Feronikelit në Superligës së Kosovës. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare detyrohet ta mbyllë para kohe këtë përvojë pas humbjes së fundit përballë Dritës së Gjilanit (3-2).
Komunikatë për media
“Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.
Duke qenë se Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.
Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.
Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.”