Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka qëndruar një muaj në paraburgim.
Dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.
Kjo e fundit kishte kërkuar ndihmën e policisë, me ç’rast reperi ishte arrestuar.
E pas një muaj që i kaloi në burg, Fero u lirua.
Gjilanasi njoftimin e bëri përmes Instastoryt.
Atij i uroi mirëseardhje një mik i tij.
Duket se vendi ku është shkrepur fotografia është një xhami.
