Ferizaj ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.
Pasi mposhti Dukagjinin e Ferizajn, sot “viktima” e radhës e tyre ishte Feronikeli 74, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” u mbyll me rezultat 0:1 për mysafirët.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 78-të, kur Abdul u tregua i saktë nga penalltia.
Me këtë fitore, Ferizaj tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e shtatë dhe i ikë zonës së barazhit për katër pikë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet me vetëm dy pikë në pozitën e fundit në tabelë.