Fekir do të mbetet te Betisi

Mesfushori francez Nabil Fekir ka insistuar se do të mbetet pjesë e Real Betisit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, Fekir ka thënë se ndihet i lumtur te Betisi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Kohët e fundit është raportuar se interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur Arsenali e Barcelona.

“Unë jam shumë i lumtur te Betisi dhe do të bëjë të pamundurën që ta ndihmoj ekipin për të siguruar një vend në kupat evropiane sezonin e ardhshëm. Për të ardhmen time nuk po mendoj sepse jam i fokusuar te Betisi”, është shprehur Fekir.

Francezi këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 29 paraqitje në La Liga.

Ai te Betisi u transferua para dy vjetësh nga Lyoni dhe ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2023.