Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e së hënës për transferimin e Fatos Qerimit nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), në pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA)
“Me vendimin e miratuar sot në mbledhje, Fatos Qerimi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal transferohet në pozitën, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Ndryshe për tre muaj në pozitën e U.D Sekretarit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ka qenë Mentor Sylmeta.