Me të hyrë në fuqi ligji për Zyrtarët Publik, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pezulluar nga puna Fehmi Gecin, që mban pozitën e Drejtorit të Institutit Bujqësor të Kosovës.
Suspendimi i Gecit, u bë shkaku i një aktakuze që ishte ngritur ndaj tij më herët, e pas këtij rasti, Peci ka marrë masa të reja në raport me shërbyesit civil e ministrisë që udhëheq.
Ai ka obligua gjithë punonjësit e administriatës së Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që në afat prej 10 ditësh t’i dërgojnë vërtetimet policore për verifikimin e të kaluarës kriminale dhe certifikatën nga Gjykata mbi procedurën apo dënimet penale.
Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe nga vet kabineti i ministrit Peci.
Në një përgjigje për Dukagjinin, shefja e kabinetit të Faton Pecit ka thënë se kjo kërkesë është bërë duke respektuar edhe ligjin e ri të Zyrtarëve publik.
“Për zbatimin e kësaj kërkese është e thirrur Njësia e Burimeve Njerëzore pranë MBPZhR-së, të cilët bazuar në Nenin 18 të Ligjit Nr. 08/L-197 janë të obliguar të zbatojnë në përpikmëri 4 pikat e këtij neni që kanë të bëjnë me ruajtjen, administrimin, përpunimin (përditësimin/update) dhe menaxhimin e dosjes individuale për secilin zyrtar veç e veç në pajtim me Ligjin përkatës për Mbrojtjen e të dhënave Personale”, ka deklaruar Flutur Mustafa, Shefe e Kabinetit & Zëdhënëse e Ministrisë.
Ndërkohë që këtë gjë e kanë kritikuar vet shërbyesit civil, duke e quajtur këtë veprim si shantazhë.
“Tani del që një ministër të provojë të shantazhojë shërbyesit civil duke dasht me marrë rolin edhe të prokurorit edhe të gjykatësit, kjo është e tmerrshme edhe e turpshme vec me dëgju e leje me provu e me zbatu”, ka thënë Mursel Zymberi, kryetar i SSHCK-së.
Njohësit e ligjit të shërbyesve civile thotë se ky veprim i Pecit është i ngutshëm e madje ka edhe dyshime se mund të jetë edhe joligjor.
“Vlerësoj që stafi nuk duhet të obligohet që të njoftoj minsitirn osë institucionit, okay kur pranohet në punë si zyrtar publik por jo edhe në vazhdimësi. Cka nëse sot ministri i ka pranuar të gjitha shkresat dhe nesër një zyrtar ka problem me ligjin, a duket ministri prap të kërkoj dosjet nga I gjithë stafi?”, ka thënë Qëndrim Arifi, Avokat.
Ligji për Zyrtarët Publik, i hyrë në fuqi nga shtatori i këtij viti, rregullon çështjen e pezullimit të zyrtarëve në nënkapitullin 3, respektivisht ndërmjet neneve 68 deri në nenin 71.