Faton Abdullahu është emëruar në pozitën e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi.
Krasniqi tha se Abdullah që prej ardhjes në PDK ka kontribuar në pikëpamje politike dhe tematike.
“Sot kam emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të Partisë Demokratike të Kosovës. Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë. Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike”.