Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien e LDK-së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.
Sejdiu ka qenë ish-kryetar i LDK-së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë pozitë pasi shkeli Kushtetutën kur e mbajti këtë post si dhe atë të presidentit të Kosovës.
Sejdiu ka goditur Mustafën duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti.
“Trendet e stagnimit e LDK-së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas vitit 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve e kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha ai në Pressing.
Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.