Në tregjet e kryeqytetit ditëve të fundit vërehet një rritje drastike e çmimeve të produkteve bujqësore. Por ajo që i ka befasuar më shumë qytetarët është çmimi i fasules i cili ka arritur në 6 euro.
Ky produkt bujqësor që përdorët në masë të gjerë në sofrën kosovare, tani mund të duket si një luks.
“Për ata që nuk ka është shumë problem, ndërsa për ata që ka nuk e ndin fort, katastrof është rritja. Kjo është e tepërt, kjo është e tepërt, për rrogat që i kemi”, tha një qytetare për RTV21.
“Kosova është njëri prej vendeve më të varfëra në botë, prandaj të ardhura të vogla, pensionet e vogla. Kur te blejsh duhet me pagu shtrenjtë e më shtrenjtë”, tha Avdi Gjombalaj, një qytetar tjetër.
Ndërsa, Kamber Ejupi, i cili jeton në Gjermani, thotë se çmimet e produkteve bazike, në Kosovë janë shumë të larta.
“Krahasuar me Gjermanin ku unë jetoj që 33 vjet, këtu janë çmimet e larta. Atje qumështi për shembull, një litër qumësht, mundesh me gjet për 60 cent”, tha ai.
Përfaqësuesi i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, thotë se në tregun e Kosovës vërehet një tendencë e vazhdueshme për manipulim të çmimeve nga tregtarët. Ai thotë se për parandalimin e këtij fenomeni duhet të ndërhyjë shteti.
“Qoftë edhe 1 për qind rritje, për ne qytetarët është të paktën 10 fishi. Përqindja me e madhe është trajtimi jo dinjitoz i qytetarëve në shumë markete, në veçanti prej partive politike, dhe mendon se duke na hy në hak për çmime të pasurohet vet, ndërsa varfëria e qytetarëve të konsumatorit nuk e brengose askënd. Rritja e zbatuehmerisë të ligjeve, nga nën 40 që është tani në 100%, ai do të jetë rregullator, atëherë do të kemi rregullator të çmimeve, ndërsa tash kur çdo parti politike ka forcë që të ngrihet mbi çmime andaj kjo është e zeza e çmimeve, pra çmimi si çmim është brenga me e vogël, por brenga më e madhe nga ata ose tek ata të cilët manipulojnë me çmime”, tha Kaçaniku për RTV21
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 13,0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.