Farat e ndryshme janë të mbushura me vlera ushqyese si yndyra të shëndetshme, proteinë, fibra, vitamina e minerale.
Times Of India ka renditur disa nga farat më të mira për shëndetin.

Farat chia mund të jenë të vogla, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë omega 3, fibra, proteina dhe disa mikronutrientë, përfshirë kalciumin e magnezin. Këto fara janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, organet tretëse dhe eshtrat.

Farat e susamit, nuk janë të mira vetëm për shije, por janë të pasura me antioksidnt të fuqishëm, të cilët ndihmojnë kundër inflamacioneve të ndryshme dhe zvogëlojnë stresin oksidativ.

Farat e kungullit, janë të pasura me minerale si magnezi, zinku e hekuri. Gjithashtu janë të pasura me antioksidant dhe ndihmojnë shëndetin e zemrës, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë për gjumë të mirë.

Farat e lulediellit janë burim i mirë i vitaminës E, një antioksidant, i cili mbron qelizat nga dëmtimi. Këto fara janë të pasura më yndyra të shëndetshme, proteina, fibra si dhe shumë vitamina e minerale.

Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i acidit yndyror omega 3, fibrave e lignaneve, komponime këto që kanë aftësi të mirë antioksiduese. Këto fara ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, përmirësojnë tretjen dhe ulin rrezikun nga sëmundja e kancerit.

Farat e lulëkuqes (maku) janë burim i mirë i kalciumit, hekurit e magnezit, të cilat kanë vlera esenciale ushqyese për shëndetin e mirë të eshtrave, prodhimin e energjisë trupore si dhe funksionimin e muskujve. Këto fara gjithashtu përmbajnë antioksidant e fibra.

Farat e kërpit janë të pasura me proteinë, yndyra të shëndetshme si dhe vitamina e minerale. Përmbajnë sasi të bollshme të acidit yndyror omega 3 si dhe omega 6, të cilët janë esencial për reduktimin e inflamacioneve të trup.