Një nga pilotët më të mirë në histori të Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të rëndë në ski më shumë se dhjetë vjet më parë, i cili e la në koma.
Thuhet se është në gjendje shumë të keqe, ndonëse nuk ka asnjë informacion publik për të, por vetëm thashetheme. Dhe tani italianët kanë zbuluar koston e trajtimit të tij.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, deri më tani familja e Schumacher ka shpenzuar më shumë se 70 milionë euro për trajtimin e tij.
Një nga trajtimet më të rëndësishme që Schumacher merr aktualisht është terapia me qeliza staminale dhe ai po trajtohet nga mjeku francez Philippe Menache, një nga liderët në këtë fushë.
Për të stimuluar rigjenerimin e sistemit nervor që është dëmtuar pas një aksidenti të rëndë përdoren metoda dhe terapi të ndryshme. Terapia e qelizave staminale funksionon duke transferuar qelizat nga zemra dhe palca e eshtrave të Schumacher në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë trurin, dhe më pas ato “punojnë” për të riparuar indet dhe nervat.
Gjithashtu mjekët italianë së fundmi thanë se janë të sigurt se Schumacher vuan nga degjenerimi i muskujve dhe osteoporoza për shkak të pushimit afatgjatë, sepse kjo është e vetmja pasojë e mundshme.
Edhe pse familja e Schumacher zotëron një pasuri të madhe, këto shpenzime janë një goditje e madhe financiare për ta dhe vitet e fundit ata janë detyruar të shesin koleksionin e orëve të Michael, një avion privat, një shtëpi pushimi në Norvegji dhe pritet që shumë shpejt të ketë të tjera gjëra të vlefshme në treg.