Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.
Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet.
Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.