Sot, për herë të parë pas pandemisë, u fal xhumaja në xhamitë e Prishtinës.
Lajmi.net ka qëndruar në njërën prej xhamive në kryeqytet, ku ka ndjekur nga afër se sa i kanë respektuar qytetarët masat kundër koronavirusit, të caktuara edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ndonëse në numër mjaft të madh, aty nuk është vërejtur respektim kushedi sa i këtyre masave.
Jashtë xhamisë, vërehej mungesë e distancës sociale, e po ashtu personat e pranishëm nuk kishin të vendosura maska e doreza.
Po ashtu, njëra nga tetë rregullat e vendosura nga Bashkësia Islame e Kosovës për xhematin e pranishëm në xhami, është se personat e shtyrë në moshë, ritualet fetare duhet t’u kryejnë në shtëpi.
Sidoqoftë, sot është vërejtur një numër i caktuar i të moshuarve që xhumanë kishin shkuar për ta falur në xhami.




