Ceremonia e faljes së Namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në prezencë të një rrethi të ngushtë të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
E myftiu Naim Tërnava, tha se duhet të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën.
“Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit”