Pronari i Facebookut, Meta, është gjobitur me 1.2 miliard euro për keqpërdorimin e të dhënave të njerëzve gjatë transferimit të tyre midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, raportoi të hënën BBC-ja.
Kjo gjobë e lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR) për privatësinë.
Rregullat e GDPR-së kërkojnë që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale.
Meta e ka quajtur të pajustifikuar dhe të panevojshëm këtë vendim, për të cilin ka njoftuar se do të ankohet kundër tij.
Këto kontrata ligjore, të përgatitura nga Komisioni Evropian, përmbajnë masa mbrojtëse për të siguruar që të dhënat personale të vazhdojnë të mbrohen kur transferohen jashtë Evropës.
“Ky vendim është i gabuar, i pajustifikuar dhe përbën një precedent të rrezikshëm për kompanitë e tjera të panumërta që transferojnë të dhëna midis BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti i Facebookut, Nick Clegg.