Themeluesi i Facebook Marck Zuckerberg ka njoftuar se i ka ndërruar emrin kompanisë në “Meta”.
Ky vendim ishte pjesë e një ndryshimi strategjik për të theksuar zhvillimin e botës virtuale ndërkohë që biznesi kryesor i rrjetit social është në krizë, shkruajnë mediat e huaja.
“Që tani e tutje, ne do të jemi të parët metaverse. Jo Facebook së pari”, tha Zuckerberg në fjalimin e tij kryesor.
“Facebook është një nga produktet më të përdorura në botë. Por gjithnjë e më shumë, ajo nuk përfshin gjithçka që bëjmë ne. Tani për tani, marka jonë është aq e lidhur ngushtë me një produkt sa që nuk mund të përfaqësojë gjithçka që ne po bëjmë”, shtoi ai.