Përdoruesit e rrjetit social Facebook të kompanisë mëmë Meta janë zgjuar me disa ndryshime të vogla në platformë.
Kjo pasi Facebook ka marrë një logo të rifreskuar, transmeton Telegrafi.
Në thelb logoja është saktësisht e njëjtë me atë të fundit, përveçse ngjyra blu është më e errët dhe shkronja e vogël “f” ka disa ndryshime delikate.
“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që të ishte më e guximshme, ‘elektrike’ dhe e përjetshme”, ka shkruar Meta në një postim të mërkurën.
Ndryshime në logo siç shihet ka pasur edhe në logon e veçorisë “home” në këtë platformë.