Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, e ka pyetur Ahmet Shalën, ish zv/drejtor i AKM-së, se a ka qenë në njohuri se kush e ka privatizuar fabrikën e Tubave në Ferizaj.
“Fabrika është shitur për 3.6 milionë euro, përderisa blerësi ishte një punëtor i thjeshtë i cili në atë kohë ka pasur në pronësi vetëm një banesë dy dhomëshe”, ka deklaruar Murati, raporton portali
“Front Online”.
Por, Shala ka thënë se nuk i din detajet e këtij privatizimit.
Deputeti Murati sqaron se pas katër viteve kjo fabrikë pas katër viteve i shitet me çmimin e blerjes fillestare kompanisë “Mabetex” të Behgjet Pacollit, përkatësisht vëllaut të tij, Selim Pacolli.
Murati ka qenë më i zëshmi në pyetjet drejtuar Shalës. Madje ai Shalën e pyeti nëse ka qenë i afërt me ndonjë parti politike përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam anëtarë i asnjë partie. Bindjet politike janë personale, por i afërt nuk kam qenë me asnjë parti”, i’u kundërpërgjigj Shala.