Fabrika ruse e tankeve ndal punën për shkak të mungesës së pjesëve të importuara

Ushtria ukrainase ka raportuar të martën se një kompani që prodhon dhe riparon tanke ruse ka pezulluar punën në fabrikën e saj në rajonin qendror rus të Chelyabinsk, për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se prodhuesit “Uralvagonzavod” i është dashur të ndalojë prodhimin në objekt “për shkak të mungesës së përbërësve që i importon”, raporton BBC.

Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake “Defence Express” raporton se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve. Sipas saj, ky prodhues përdor në mënyrë rutinore import nga perëndimi.