Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë.
Informacionet e para thonë se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e tyre.
Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët po barten për në oborr pasi që nuk ka siguri.
Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.
Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka pëjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.
Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk.