Eurozona ka shmangur rënien në recesion, me gjithë tkurrjen e ekonomisë së Gjermanisë dhe stagnimit të Francës në tremujorin e fundit të vitit 2023.
Bruto Produkti Vendor në gjithë Eurozonën dhe Bashkimin Evropian ishte i sheshtë në çerekun e fundit të vitit, thonë të dhënat e Eurostat.
Kjo rrjedh pas një tkurrjeje prej 0.1 përqind në çerekun e tretë, që do të thotë se Evropa ka shmangur për pak një recesion teknik (dy tremujorë negativë radhazi).
Rritja e raportuar ekonomike e Italisë (0.2%), Spanjës (0.6) dhe Portugalisë prej (0.8%) e ka ndihmuar Eurozonën që të mos ketë një tkurrje tjetër.