Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.
Ai ka thënë se variant Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë.
“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”, tha Vitia.