I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ripotencuar sot në Prishtinë, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integritetin e plotë territorial të Kosovës së pavarur.
Escobar mes tjerash shtoi se dialogu është e vetmja shpresë, që në të ardhmen Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Europian, njofton Klankosova.tv.
”SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës, dhe keni këtu një partner solid dhe partner të mirë”.
”Për Kosovën dhe rajonin ne shohim se kjo është një fushë me rëndësi të madhe. Pra, ju jeni europianë. Në këtë aspekt, ne inkurajojmë të gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian, të gjithë të aftë për partnerë bilateral”.
”Shpresa e vetme pra është dialogu. Dialogu e ka mbështetjen tonë të plotë. Ndërsa ju futeni në Bashkimin Europian, ju do të vazhdoni të jeni miq të mirë me Shtetet e Bashkuara sepse është një partneritet transatlantik, pjesë e të cilit jeni edhe ju”.