Atleti Erzen Zyberaj është nisur sot nga Prishtina për një vrapim nga Kosova në Shqipëri, për festën e 28 Nëntorit, shkruan Gazeta Stop.
Ai rrugëtimin e tij nga Prishtina do ta përmbyllë në Tiranë, të martën mes orës 10:00 ose 11:00.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama.