Erling Haaland ka firmosur kontratën me Manchester City deri në 2027. Kampionët e Anglisë siguruan ditë më parë akordin me sulmuesin norvegjez, për të cilin paguan 60 milionë euro te Borussia Dortmund.
21-vjeçari do të përfitojë mbi 20 milionë euro neto në sezon nga marrëveshja e siguruar me “Cityzens”. Haaland komentoi transferimin te City, ekipi ku ka luajtur edhe babai i tij, teksa ndër të tjera tha:
“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time. Gjithmonë e kam ndjekur Manchester City, më ka pëlqyer ta bëj këtë gjë në sezonet e fundit. Nuk mund të mos e admirosh stilin e lojës së këtij ekipi.
HE'S HERE! 💙 pic.twitter.com/JuZEtzTWbv
— Manchester City (@ManCity) June 13, 2022
Është emocionues fakti që City krijon shumë raste për gol, kjo është perfekte për një lojtar si unë. Në këtë skuadër ka shumë lojtarë të nivelit botëror, pastaj është Pep (Guardiola), një nga trajnerët më të mirë në histori.
Unë besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist, kam besim se këtu do t’i realizoj të gjitha këto”, deklaroi Haaland pas firmës.