Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nesër do të del para Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.
Siç raporton Top Channel, seanca gjyqësore ndaj Veliajt do të mbahet në ora 08:30.
Ai u arrestua dje me kërkesë të SPAK Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa gjykata vendosi masën e ndalimit arrest me burg, transmeton Klankosova.tv
“Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit 2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha për të verifikuar kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë 12.02.2025, ora 08:30”, thuhet në njoftim.