Mesfushori i Interit ka qenë i tërhequr prej që u largua nga spitali më 18 qershor, por sot është parë në publik derisa është fotografuar me një fans të tij.
Christian Eriksen është fotografuar për herë të parë në publik prej që është liruar nga spitali, ku u trajtua për arrest kardiak, që ndodhi gjatë ndeshjes se Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës.
Plejmejkeri i Interit është trajtuar në Rigshospitalet në Kopenhagë, pasi që kolapsoi gjatë ndeshjes se Grupit B në Parken Stadium, kurse atij tani i është vendosur një defibrilator kardioverter.
Pasi ishte liruar nga spitali më 18 qershor, Erikseni është rikthyer në shtëpi dhe ka vazhduar rikuperimin e tij në familje, por sot është hera e parë që ai është shfaqur pas incidentit.
Që nga lirimi është thënë që ai është duke qëndruar në vendlindjen e tij, në Odense. 29-vjeçari është parë edhe në qytezën Tisvildeleje, 60 km larg nga Kopenhaga, pasi që skuadra e tij arriti të fitojë në çerekfinale kundër Republikës Çeke.
Ai është parë duke u fotografuar me një tifoz, Bjorn Bindzus, i cili ishte duke e xhiruar një reklamë afër zonës së plazhit. Në fotografi Eriksen duket se është shëndoshë e mirë, derisa buzëqesh para kamerës.
“Isha paksa nervoz dhe tërësisht pa fjalë kur e pyeta për të bërë një fotografi. Por, jam i lumtur që e bëra dhe jam shumë më i lumtur sot”, citohet të këtë thënë për gazetën BT, Bindzus.
“Ne ishim në fotosesion për një reklamë, kur papritur e pashë atë duke ngrenë drekë. Kështu që prita derisa ai e përfundoi bisedën më të dashurën e tij dhe u fotografuam. Ai me tha ‘po’ menjëherë”.