Kur bëhet fjalë për shëndetin në përgjithësi, ndryshimet e vogla në zakonet e të ushqyerit mund të kenë ndikim të madh.
Times of India ka shkruar se konsumimi i shpeshtë i erëzës së karafilit përmirëson shëndetin, pasi kjo erëz ka veti antiinflamatore dhe është e pasur me vlera ushqyese.
Antioksidanti fuqishëm
Karafili përmban flavonide e eugenol, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe si pasojë mund të shkaktojnë stres oksidativ.
Duke ndikuar në parandalim të sëmundjeve kronike, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike, përdorimi i karafilit kontribuon përgjithësisht në shëndet.
Mbron kundër infeksioneve
Një nga kemikalet aktive që gjendet në karafil, është eugenoli, shpesh i njohur si vaji i karafilit. Ai ka veti antiseptike, antibakteriale, e antikërpudhore, të cilat e mbrojnë organizmin nga sëmundjet që mund të vijnë nga virusët e ndryshëm.
Një studim i kryer në minj ka sugjeruar se ky vaj esencial, mund të rrisë numrin e rruazave të bardha të gjakut.
Studimi sugjeron se konsumimi i karafilit mund të forcojë sistemin imunitar.
Vaji i karafilit mund të shërbejë si aniseptik, duke eliminuar tri lloje të ndryshme bakteresh, përfshirë E. Colin.
I bën dhëmbët më të shëndetshëm
Pasi që karafili është një ndër erëzat më të mira për shëndetin oral, shpesh përfshihet në përbërjen e produkteve dentare. Kualiteti që kjo erëz përmban, mund të ulë dhimbjen e dhëmbit e t’i eliminojë bakteret.
Pastron mëlçinë
Karafili përmirëson shëndetin e mëlçisë duke kontribuar në krijimin e qelizave të reja e duke e detoksifikuar atë. Kjo erëz gjithashtu mbron mëlçinë nga infeksionet.
Ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak
Insulina, që është hormon përgjegjës për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, vepron ngjashëm me ekstraktin e erëzës së karafilit. Njerëzit me sëmundjen e diabetit të tipit 2, mund ta mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit e yndyrave duke konsumuar një deri në tre gramë karafil në muaj.