Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.
Në pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se drunjt kanë rënë mbi disa vetura, që ishin të parkuara në këtë hapësirë.

Drunjtë e rrëzuar kanë zënë disa persona.
Në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit dhe policia.

