Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të enjten (10 tetor) do të vizitojë Shqipërinë, ku me ç’rast do ta bëjë edhe hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, apo ndryshe Xhamisë së Madhe të Tiranës.
Ndërtimi i kësaj xhamie ka përfunduar tash e disa kohë, por qeveria turke nuk ka pranuar t’a dorëzojë deri më tani, për shkak të mospajtimeve të zyrtarëve të qeverisë turke me përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.