Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj për vizitë sot në Tiranë, ku tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremonitë e pritjes.
Flamujt e Turqisë janë vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, së bashku me flamujt e Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka marrë masa shtesë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore në Tiranë dhe qytete të tjera gjatë vizitës së presidentit turk.
Gjatë vizitës së tij, Erdogan do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit.
Gjatë takimeve do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivel të partneritetit strategjik dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.
Erdogan do të marr pjesë edhe në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Pjesë e vizitës së presidentit të Turqisë është edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.